
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgjik, pasditen e së shtunës, ku janë përfshirë një ambulancë e spitalit dhe një makinë tip "Volkswagen".
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit "Volkswagen", si dhe bashkëshortja e tij shtetasja N. M., të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)