
Lëvizjet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Ballkanit u diskutuan në panelin e të ftuarve në Absolut 4.
Sipas pedagogut, Ilir Kalemi, ka qenë Uashingtoni ai që gjithmonë i ka “prerë drurët shkurt”, në rajonin tonë.
“Uashingtoni ka folur gjithmonë, pastër, qartë dhe troç dhe kjo jo vetëm për sa i përket Shqipërisë, luftërave në ish-Jugosllavi, gjithmonë ka qenë Uashingtoni që i ka prerë drurët shkurt. Ndërkohë që po sot, Escobar foli qartë dhe jo vetëm ai, por dhe DASH. Qoftë aktet e DASH, qoftë shtimi i personave “non grata” me serbët në veri të Kosovës, i jep dhe një kredibilitet Albin Kurtit që çoi policinë atje”, u shpreh Kalemaj. (A2 Televizion)