Amnistia fiskale dhe kanabisi, qytetarët mburoja ndaj ndërkombëtarëve

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 19:23 | Politikë
Amnistia fiskale dhe kanabisi, qytetarët mburoja ndaj

Mendimi i qytetarëve do të jetë argument nëse partnerët ndërkombëtarë kundërshtojnë 12 nismat e qeverisë të cilat janë hedhur për konsultim Kombëtar. Ky ishte pohimi I kryeministrit Edi Rama i cili gjatë një takimi në Durrës, ku nuk kurseu as mesazhet politike.

Pas disa ditësh larg ekranit, Edi Rama u rikthye në aktivitete publike me fokus nismën kryesore të qeverisë, këshillimin kombëtar. Në 12 çështjet që ka hedhur për këshillim, ka edhe pika të nxehta si amnistia fiskale apo legalizimi i kanabisit mjekësor, të cilët janë parë me skepticizëm nga organizatat apo vendet partnere të Shqipërisë.

“Nëse dhe qytetarët në shumicë mendojnë të njëjtën gjë, edhe kur konfrontohemi me partnerët themi që ku nuk është mendimi ynë. Këtë vendim ne e kemi marrë edhe në bashkëpunim duke dëgjuar njerëzit e këtij vendi. Njerëzit e këtij vendi kanë të drejtën e tyre absolute që të dëgjohet nga ne”, tha Rama.

Takimin i kryeministrit ishte në zonën e tij elektorale, Bashkinë e Durrësit, njësi e cila për pak ditë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ku mesazhi i Ramës nuk mungoi.

“Deri dje ai ishte Luli babës vet, sot është Lul Brava. Mbaroi filmi. Të jesh në Durrës dhe të kesh mundësi të zgjedhësh mes tre vetave, kur dy janë burra, patjetër po ta kesh mendjen në vend do të zgjedhës atë që është grua”.

Këtë fushatë elektorale Rama ia delegoi zyrtarëve të tjerë socialist, por afrimi i datës së zgjedhjeve duket se e zbriti kreun e PS-së në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos