
Erisa Xhixho, deputete e LSI-së, ishte e ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN nga ku foli për aferën e inceneratorëve. Ajo u shpreh se nuk ka pritshmëri nga Komisioni Hetimor, por nga SPAK, aty ku LSI-ja ka depozituar prova.
“Ne do të jemi deri në fund për të zbardhur këtë aferë korruptive. Shqiptarët presin drejtësi, po ashtu si edhe ne”, tha Xhixho.
Me tej, Xhixho u shpreh se teatri i 17 majit vazhdon në komisionin Hetimor për inceneratorët.
“Që pas 25 prillit, marrëdhënia e Bashës me Ramën, ajo marrëveshje e 17 majit, duket se vazhdon ende. Asnjë shqiptar nuk ka dyshim sesa i duhet një opozitë e vërtetë vendit. "Teatri" i 17 majit vazhdon. Këta janë persona në funksion të asaj marrëveshjeje. Unë shpresoj që drejtësia të veprojë dhe të çojë pas hekurave politikanët e korruptuar”, tha Xhixho. (A2 Televizion)