
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në Komisionin Hetimor pranoi se njihet me Klodian Zoton, por mohoi që njohja e tij të ketë favorizuar aksionerin. Gjiknuri mohoi kategorikisht të ketë udhëtuar me ndonjërin prej aksionerëve të inceneratorëve.
“Zonjën Gugallja nuk e njoh, zotin Mërtiri e njoh si fytyrë, zotin Zoto e kam takuar disa herë në cilësinë e ministrit kur kam vizituar impiantin e Elbasanit në 2017 dhe disa herë në zyrë në lidhje me një investim për një fabrike qelqi dhe më ka qëlluar të punoj në 2011 në Ministrinë e Mbrojtjes kur isha sekretar i Përgjithshëm dhe ai ishte koordinator në zyrën e kabinetit të ministrit. Po jeta më ka bërë që të njoh dhe Bashën që 16 vjeç jo vetëm te “Sami Frashëri”, por edhe në Holandë dhe kjo nuk na bën që të kemi konflikt interesi. Nuk kam kryer asnjë udhëtim privat me asnjë person në fjalë (Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton). Kam bërë vizita zyrtare për datat e deklaruara nga z. Bardhi. Ajo që keni nxjerrë sot në Facebook ka një listë aty me emra me disa të dhëna qe s’ka as datë, asgjë unë s’ e marr të mirëqenë. Jam në Gjykatën e Tiranës duke ndjekur padinë për shpifje ndaj z. Bardhi”. (A2 Televizion)