Ana femërore e mundjes në Shqipëri

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 11:48 | Sporte të tjera
Ana femërore e mundjes në Shqipëri

Mundja është një nga sportet që ka korrur gjithmonë suksese nga shqiptaret. Këtu nuk flasim vetëm për gjininë mashkullore por edhe atë femërore që po zhvillohet akoma dhe më shumë në këtë sport. Vajza të moshave të ndryshme që hedhin pas krahëve steriotopet, paragjykimet nga shoqëria dhe  kanë zgjedhur të ndjekin zemrën e tyre dhe pasionin e tyre më  të madh.

Ëndrra e tyre më e madhe është që një ditë të krenohen me arritjet e tyre dhe gjithë mundi e sakrifica që po kalojnë sot të shpërblehet.

Albina Drrazhi punon fort për të arritur objektivat e saj. Sipas 25-vjeçares asgjë nuk është e pamundur. Me punë mund të arrihet gjithçka ndërsa ëndrra mbetet një dhe e vetme, kualifikimi në lojërat olimpike.

Suksesi më i madh për Drazhin ishte klasifikimi si e shtatë në botë. Një rezultat historike për sportin e mundjes për vajzat që kurrë më parë nuk është arritur. Përveç Albinës ka dhe vajza të tjera që janë dashuruar me mundjen dhe e shohin këtë sport dhesi një profesion në të ardhmen.

Mundëse të moshave të ndryshme por që stërviten me të njëjtin synim. Të largojnë paragjykimet dhe të ndjekin pasionin e tyre. Edhe presidenti i mundjes, Sahit Prizreni u shpreh se mundja është kthyer në sportin e preferuar të shumë vajzave ndërsa prioritet i Federatës për sezonin e ri do të jenë dhe vajzat e mundjes. Mbështetja e pakët është problemi kryesor i këtij sporti, megjithatë  kreu i FSHM-së tregoi se do të bëjnë maksimumin që dhe ky sport të marri vëmendjen e duhur.  

Pavarësisht vështirësive ato kurrë nuk u dorëzuan. Kurrë nuk hoqën dorë nga mundja , kurrë nuk hoqën dorë nga pasioni I tyre më i madh. Për kampionet , mundja është një stil jete pa të cilin ato nuk jetojnë dot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos