Analiza e Presidentit Xhaferi për Europën, trajnerin Memelli dhe merkaton e Vllaznisë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 15:51 | Futboll
Analiza e Presidentit Xhaferi për Europën, trajnerin Memelli dhe

Mes pengut për diçka që mund të ishte bërë më mirë, objektivave afatshkurtra në Europë dhe ambicieve në kampionat, Vllaznia ka nisur punën për sezonin e ri. Edhe pse grupi mbetet për tu plotësuar, objektivi minimal është vendosur.

Do synojmë të prezantohemi sa më mirë, të kalojmë turin e parë dhe më pas të diskutojmë për vazhdimësinë”, tha Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi.

Sipas presidentit kuqeblu, sezoni që u mbyll duhet hedhur pas shpine.

Synimi i ndryshimeve është të optimizojmë rezultatin. Sezoni i kaluar nuk ka qenë i suksesshëm, edhe pse pjesëmarrja në kupat e Europës u arrit në minutat e fundit. Për mua, sezoni në përgjithësi, nuk ishte në nivelet që kam pritur”, shtoi ai.

Emërimi i trajnerit Memelli synon t’i injektojë skuadrës energji të reja, ku rezultatet të shoqërohen me lojë të bukur.

Mendoj që ka eksperiencë të jashtëzakonshme si lojtar. Na pëlqejnë karakteri dhe ndershmëria e tij. Me energji të reja, do të jetë një Vllazni luftarake, shumë punëtore dhe që të prodhojë futboll të bukur”, nënvizoi Xhaferi.

Stërvitja e parë me trajnerin e ri u karakterizua nga mungesa e 11 lojtarëve. Mes atyre që nuk mungonin janë edhe emra si Gurishta, Latifi, Kruja, Jonuzi apo Heriç dhe Aralica.

Kemi bërë negociata me të gjithë lojtarët që kanë qenë te Vllaznia. Deri në fund të qershorit do të mësohet organika e re e Vllaznisë, sepse më 1 korrik duhet të jemi gati për Conference League. Por merkato vazhdon deri në gusht dhe nëse kalojmë turin e parë do të shohim se ku mund të ndërhyjmë sërish”, u shpreh Presidenti i kuqebluve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos