Analiza, moskoordinimi i amerikanëve mundësoi golin e Depay

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 23:15 | Aktualitet
Analiza, moskoordinimi i amerikanëve mundësoi golin e Depay

Holanda fitoi sfidën e saj ndaj Shteteve të Bashkuara falë një performancë të mirë kolektive, ku spikati mbrojtësi i krahut Dumfries, autor i një goli dhe dy asist. Pikërisht një nga këto asiste iu dhuruan Depay që zhbllokoi rezultatin për tulipanët.

https://www.youtube.com/watch?v=vqgjCs9c7Go

“Kemi një top të rifituar të Holandës, ekipi i SHBA-së ishte i pakordinuar në mesfushë, duke i lejuar Holandës të dalë në mënyrë të rrjedhshme. Pikërisht Depay vjen nga vija e dytë, Dest nuk mbyll siç duhej, ashtu si dhe Musa, që i lejon sulmuesit holandez të godasë dhe të shënojë bukur”, thotë Hai r Zeqiri në analizën e tij në “Murin Magjik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos