
Me sulmin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Sot qeveria e Kosovës ka ngritur edhe grupin institucional të punës, i cili sipas kryeministrit Albin Kurti do të ketë si objektiva kryesorë avancimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në këtë drejtim.
Ne mbledhjen e sotme të qeverisë Kurti tha edhe se agresioni rus në Ukrainë dhe lufta po dikton rritjen e çmimit të karburanteve, por paralajmëroi se do të analizohet çdo situatë për manipulime të mundshme.
(A2 Televizion)