Ish-presidenti i Kosovës: Politikat e Millosheviç nuk kanë vdekur, janë në kokën e Vuçiç

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 22:49 | Kosova
Ish-presidenti i Kosovës: Politikat e Millosheviç nuk kanë

Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kosovës, foli në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN mbrëmjen e së martës për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe paralelet e saj me atë Serbi-Kosovë.

Ai u shpreh se Millosheviç kërkonte zhbërjen e shqiptarëve, madje shkoi edhe më tej teksa tha se politikat e tij nuk kanë vdekur ende në Serbi.

“Qëllimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë ka qenë zhbërja e shqiptarëve, largimi i tyre nga trojet e tyre, tretja e tyre në skajet e botës. Fatkeqësisht kjo logjikë vazhdon. Politikat e Millosheviç nuk kanë vdekur ende në kokën e Vuçiç. E njëjta gjë po ndodh edhe në Ukrainë. Ajo turmë e madhe e njerëzve në pikat kufitare që largohen nga vendi i tyre si pasojë e agresionit të Rusisë, nuk është asgjë tjetër për shembjen e krenarisë së popullit të Ukrainës, duke dërguar edhe një mesazh shteteve të tjera.

Në zhvillimin e deritanishëm duhet vlerësuar ajo që ka bërë Perëndimi në mbështetje të Ukrainës”, tha Sejdiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos