
Anglia humbi dje në Pragë me rezultatin 2-1, duke zhgënjyer tifozët që si gjithmonë e ndjekin të shumtë kudo që luan.
Por edhe pse niveli i lojtarëve në fushë dhe vlera e tyre në treg është totalisht në favor të djemve të Gareth Southgate, statistikat tregojnë diçka komplet ndryshe.
Kjo sepse jo vetëm trajneri 49-vjeçar, por as gjyshërit e tij nuk mban mend një fitore të tillë. Hera e fundit, edhe pse duket e pabesueshme, ka qenë viti 1908.
Në atë kohë, Çekia nuk ishte një shtet i pavarur, por ende pjesë e Perandorisë Austro Hungareze, dhe anglezët fituan 4-0 me një përfaqësuese të ekipeve çeke.
Edhe pse janë përfaqësuese plot histori dhe që kanë marrë pjesë në shumicën e kampionateve botërore dhe europiane, Anglia dhe Çekia nuk janë ndeshur shpesh herë me sistemin vajtje - ardhje, dhe kur kjo ka ndodhur Çekia ka gjithmonë triumfuar në Pragë. (A2 Televizion)