Ajo në Turqi ishte një ndeshje që nuk duhej humbur. Madje, fare lehtë mund të fitohej me shanset e krijuara dhe nëse nuk do të ishte ajo dalje e pastudiuar e Thomas Strakoshës.
Episodi i minutës së 92-të erdhi si rrufe në qiell të hapur. Askush nuk mund ta besonte. Ishte e vështirë të pranohej. Gol i pësuar në fundin e lojës, në një aksion që dukej i papërfillshëm. Në Turqi, fortesa kuqezi ra në fund.
11 tetori ishte një datë historike pas festës në Jerevan të Armenisë për kualifikimin në Euro 2016. Ky 11 tetor në Stamboll riktheu në kujtesë zhgënjimet e mëdha të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Pas Gjermanisë, Holandës apo Portugalisë, edhe Turqia na lë një vragë nga ato që nuk harrohen lehtë. Të tilla humbje, as koha nuk të ndihmon t’i hedhësh pas shpine. (A2 Televizion)
11 tetor 1997 - Gjermani-Shqipëri 4-3 Bierhoff 90’ 24 mars 2001 - Gjermani-Shqipëri 2-1 Klose 87’ 7 qershor 2003 - Republika e Irlandës-Shqipëri 2-1 Aliaj (ag) 90’+2’ 12 shtator 2007 - Shqipëri-Holandë 0-1 Van Nistelrooy 90’+1’ 6 qershor 2009 - Shqipëri-Portugali 1-2 Bruno Alves 90’ 7 nëntor 2015 - Shqipëri-Portugali 0-1 Miguel Veloso 90’+2’ 15 qershor 2016 (Euro 2016) - Francë-Shqipëri 2-0 Griezmann 90’, Payet 90’+6’