Anija në karantinë, mjeku i frikësuar: Të gjithë mund të infektohemi

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 15:55 | Bota

Shumë pasagjerë që rezultuan negativë nga koronavirusi u larguan nga anija kroçerë “Diamond Princess””, që ndodhet në karantinë prej 3 shkurtit, në të cilën gjenden mbi 500 të prekur nga virusi.

Por një ekspert i shëndetësisë, i cili vizitoi anijen me turistë, tha se kontrollet që po zhvillohen atje janë totalisht të papërshtatshme. Ai paralajmëron se të gjithë pasagjerët, pjesëtarët e ekuipazhit dhe ekspertët e shëndetësisë në anije, rrezikohen të preken nga virusi.

“Jam marrë me shumë sëmundje për mbi 20 vite. Isha në Afrikë gjatë epidemisë së ebolës, në vende të tjera gjatë shpërthimit të kolerës; isha në Kinë në 2003-shin për të trajtuar personat e prekur nga sars. Kurrë nuk kam pasur frikë se do të prekesha edhe unë nga ebola, sars, apo kolera, pasi e dija si ta mbroja veten dhe të tjerët. Por brenda anijes “Diamond Princess” u ndjeva shumë i frikësuar”, u shpreh Kentaro Iwata, ekspert i shëndetësisë.

Ndërkohë, numri i viktimave nga virusit covid-19 ka kaluar mbi 2 mijë, ndërsa të prekurit janë rreth 75 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos