“Makineri propagande”, SHBA për disa media të Kinës: Janë misione të huaja

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 14:15 | Bota
“Makineri propagande”, SHBA për disa media të Kinës:

Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë përcaktimin ndaj disa mediave kryesore të Kinës. Sipas asaj që raporton CNN, Uashingtoni i shikon këto kompani mediatike si zgjatim i qeverisë së Pekinit, dhe do tu kërkojë atyre që të respektojnë rregullat për ambasadat dhe konsullatat e qeverive të huaja.

Një zyrtar i lartë i departamentit të shtetit tha se Xinhua, rrjeti global i televizionit kinez, e Përditshmja Kineze dhe e Përditshmja Popullore do të konsiderohen “misione të huaja”.

Ky ndryshim në përcaktim, do të thotë se këto kompani tani kanë nevojë për aprovimin e qeverisë Amerikane për të blerë apo marrë me qira hapësira për zyra dhe duhet të regjistrojnë ndryshimet në personel, përfshirë punësimet e reja dhe shkarkimet.

https://a2news.com/2020/02/19/opinioni-i-wall-street-journal-kina-debon-3-gazetare-publikuan-shkrimin-diskriminues/

Arsyeja e këtij ndryshimi është se Uashingtoni i konsideron këto media si të zotëruara apo kontrolluara nga qeveria e Pekinit dhe se ato përmbushin përcaktimin si mision i huaj.

“Ato janë pjesë e makinerisë së propagandës së Republikës Popullore të Kinës”, thotë zyrtari për CNN, i cili ka preferuar të qëndrojë anonim. Gjithashtu shton më tej se ato media punojnë 100% për qeverinë e Pekinit dhe Partinë Komuniste.

Kompanitë e përfshira dhe Ambasada e Kinës në Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar këto zhvillime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos