Anija përplaset me vinçin “gjigant”, porti në kaos

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 16:05 | Aktualitet

Porti i Antwerpit në Belgjikë është një nga më të rëndësishmit në Europën e Veriut, veçanërisht për qarkullimin e mallrave.

Por ditën e djeshme porti përjetoi momente terrori kur një anije mallrash me shumë mundësi për shkak të erës së fortë që tejkalonte 80 kilometrat në orë.  

Anija e gjatë 320 metra humbi kontrollin dhe u përplas me vinçin gjigant për kontejnerët që sapo ishte instaluar, me një kosto afër 20 milionë euro.

Impakti i tmerrshëm shkatërroi vinçin, duke bllokuar ditën e djeshme aktivitetin në port. Fatmirësisht nuk rezultojnë të lënduar nga aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos