Kroacia është shteti i radhës që ka zyrtarizuar bojkotimin e ceremonisë së dorëzimit të çmimit Nobel për letërsinë.
Ashtu si Shqipëria, Kosova, Turqia, Bosnje e Hercegovina, edhe ky shtet kundërshton vlerësimin e shkrimtarit Peter Handke.
Nobeli për austriakun ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe më gjerë, pasi ai ka mbështetur ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Përveç këtyre shteteve, kundërshti ndaj shkrimtarit Handke ka pasur edhe brenda Akademisë Mbretërore Suedeze.
Ndërkohë, shkrimtari austriak do të marrë sot zyrtarisht Nobelin për Letërsinë, ndërsa në një konferencë të mëparshme ai nuk ka dashur të komentojë të shkuarën e tij. (A2 Televizion)