
Një ndër lagjet më problematike në periudhë reshjesh është ajo 1 maji në qytetin e Vlorës. Banorët e kësaj lagje, ankohen se përmbytjet i kanë të përhershme në periudha shirash, ndërsa situata duket se nuk shqetëson aspak pushtetin lokal.
Madje ka banorë që janë përmbytur disa herë dhe askush nuk ka marrë masa.
Kjo situatë ka bërë që banorët të mos hezitojnë të vlerësojnë sërish si mundësi largimin nga vendi.
Përveç kësaj lagjeje në Vlorë në periudha reshjesh shfaqen problematika edhe në disa rrugë të tjera ku është investuar. (A2 Televizion)