Fermeri nga Libohova: Nuk e shoh askund ndihmën që reklamon shteti

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 13:53 | Sociale
Fermeri nga Libohova: Nuk e shoh askund ndihmën që reklamon shteti

Prej 15 vitesh, kultivon rreth 600 rrënjë ullinj dhe aktivitetin e ka zgjeruar edhe me një punishte për nxjerrjen e vajit të ullirit. Por përpjekjet e tij të deritanishme, nuk kanë parë asnjëherë ndihmën apo subvencionimin e shtetit.

Krenar Meçani nga Libohova në qarkun e Gjirokastrës, tregon konkretisht mungesën e ndihmës së shtetit në aktivitetin e tij, ndërsa dëgjon shpesh ministra që deklarojnë paketat e ndihmave për fermerët.

E ndërsa e pyet se çfarë kërkon nga shteti, fermeri, të përgjigjet me atë që vetë shteti trumbeton.

Fermerët e qarkut të Gjirokastrës, prej kohësh janë ankuar për mungesën e subvencioneve. Në mjaft raste, ata janë shprehur se nuk kanë mundësi investimi dhe ndihma nga shteti është e vetmja mundësi mbijetese për ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos