
Kolegji Zgjedhor rrëzoi paditë e opozitës edhe për qarkun e Durrësit duke i cilësuar si të pabazuara në prova. PD dhe LSI kërkonin pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë qark.
Përfaqësuesi ligjori i Partisë Demokratike e cilësoi vendimin e Kolegjit si refuzim për të hedhur dritë mbi masakrën e pretenduar zgjedhore për të cilën flet opozita.
“Qarku i Durrësit edhe shembulli me flagrant si ka funksionuar skema kriminale e blerjes së votës. Duke refuzuar për të marre prova refuzuan të bëjnë transparencë për masakrën zgjedhore”, u shpreh Marash Logu.
Në seancat e mëparshme Kolegji Zgjedhor ka vendosur kundër opozitës edhe për qarkun e Gjirokastrës, Vlorës, Beratit dhe Tiranës. Në radhë për shqyrtim janë paditë për qarkun e Shkodrës dhe atë të Korçës. (A2 Televizion)