Taulant Balla për shkarkimin: Puna jonë me Metën përfundon sot, të flasë Gjykata Kushtetuese

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 15:53 | Politikë
Taulant Balla për shkarkimin: Puna jonë me Metën përfundon

Kreu i grupit socialist Taulant Balla komentoi në dalje nga godina e Parlamentit votimin për shkarkimin nga detyra e kreut të shtetit, presidentit Ilir Meta.

Sipas Ballës, “Kuvendi u shpreh dhe brenda 5 ditësh vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të shprehet brenda 3 muajsh, edhe pse Gjykata mund të marrë edhe një muaj tjetër për shkak të gushtit. Vendimi i shkarkimit nga Gjykata ka nevojë për 5 vota pro".

Balla vijoi duke apeluar që ”i shkarkuari të presë vendimin e Gjykatës,  kurse politikanët duhet të bashkohen në heshtjen ndaj çdo adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Gjykata është organ i pavarur, ajo duhet të flasë dhe ne të heshtim, sepse puna jonë me Metën përfundon sot”.

Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor, duke votuar me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/09/kuvendi-voton-pro-shkarkimit-te-presidentit-meta/
https://a2news.com/2021/06/09/ju-pershendes-me-thenien-frymezuese-meta-reagon-per-shkarkimin-duke-postuar-gafen-e-deputetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos