Ankimoi shtyrjen e hetimeve, Gjykata rrëzon kërkesën e Adriatik Lallës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 13:05 | Kronikë
Ankimoi shtyrjen e hetimeve, Gjykata rrëzon kërkesën e Adriatik

Gjykata për Krimet e Rënda rrëzon ankimin e Adriatik Llallës kundër zgjatjes së afatit të hetimit. Gjykata vlerësoi të drejtë vendimin e Prokurorisë për zgjatjen me tre muaj të afateve, kohë gjatë së cilës priten dy letërporosi nga SHBA dhe Gjermania.

Në 28 qershor, Prokuroria për Krimet e Rënda zgjati për tre muaj të tjerë afatin e hetimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, zgjatje që bëhej për herë të dytë, pasi e kishte bërë më parë në 27 mars 2019.

Paraardhësi i Arta Markut po hetohet nga Krimet e Rënda që prej marsit 2018 për katër vepra penale, mes të cilave “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim të parave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos