Tragjike, ndërron jetë fëmija e përfshirë në aksidentin e Kapshticës

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 14:56 | Kronikë
Tragjike, ndërron jetë fëmija e përfshirë në

Rëndohet edhe më shumë bilanci tragjik i aksidentit rrugor të ndodhur ditën e djeshme në afërsi të Kapshticës.

Djali 4 vjeçar që ishte mbetur i lënduar nuk ka mundur t’ i rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Në aksident, ditën e djeshme humbën jetën dy shtetase të gjinisë femërore, Anjeza dhe Almira Ganiu, kunata mes tyre. Viktima  e parë ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa e dyta pas transportit në spital.

Sipas burimeve të A2 CNN, viktimat ishin këmbësore dhe janë aksidentuar nga një automjet i drejtuar nga një person në gjendje të dehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos