Moto GP, prezantohet Honda e re, Marquez ende i dëmtuar

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 16:39 | Sporte të tjera
Moto GP, prezantohet Honda e re, Marquez ende i dëmtuar

Ndërsa Moto GP përgatitet për startin e sezonit që do të jetë data 28 mars, skuderitë vijojnë njëra pas tjetrës me prezantimin e motorëve me të cilët do të zbresin në pistë për Botërorin e ri.

Këtë të hënë, radha ishte e Hondas, që zbuloi dizajnin e ri dhe ndryshimet që do të ketë motori i dyshes spanjolle Pol Espargaro dhe Mark Markez. Ky i fundit, piloti i cili ka fituar gjashtë tituj kampion në Moto Grand Prix, vuan ende frakturën në krah, prej të cilit u tërhoq që në nisje të kampionatit të kaluar.

Markez nuk është rikuperuar ende dhe drejtuesit e Honda-s nuk kanë akoma një përgjigje se kur mund të jetë data e rikthimit të pilotit spanjoll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos