Dhjetëra protestues të lëvizjes Antifa “zbarkuan” në qytetin e Tacomas në Uashington, ku thyen xhamat e dyqaneve si dhe ndezën zjarre në rrugë, në protestë vetëm disa ditë pas asaj që shkaktoi trazira në Portland.
Mbi 200 persona lëshuan gurë e sende të forta ndaj çdo gjëje që gjetën përpara, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Protestuesit ndezën të paktën dy zjarre në zonë duke përdorur një barrikadë për njërën dhe një flamur amerikan për tjetrin. Dhjetëra oficerë policie të Tacoma u panë të rreshtuar me biçikleta ndërsa protestuesit iu afruan atyre.
Të dielën në mbrëmje, policia e Tacoma e cilësoi manifestimin si një ''grumbullim i paligjshëm'', ndërsa turmat vazhduan të marshojnë nëpër rrugë duke protestuar edhe ndaj departamentin të policisë, pasi një oficer u regjistrua duke dhunuar një person një ditë më parë. (A2 Televizion)