Apel për ndihmë, Ana e Malit, 22 ditë nën pushtetin e ujit

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 15:02 | Aktualitet
Apel për ndihmë, Ana e Malit, 22 ditë nën pushtetin e ujit

Njësia administrative, Ana e Malit, ka 22 ditë nën pushtetin e ujit, si pasojë e përmbytjeve që kanë nisur që në datën 8 janar.

Mjafton ky fakt dhe nuk është e vështirë të kuptohet situata që mbizotëron në fshatrat e kësaj zone.

Kryetari i njësisë administrative tregon për A2 situatën aktuale dhe ndihmën e paktë që kanë marrë, sidomos me bazë ushqimore për bagëtinë dhe gjënë e gjallë.

Pamjet që ofron kjo zonë nuk kanë nevojë as për koment dhe as për kërkesa për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve.

Por, drejtuesi lokal i njësisë administrative, sërish nuk nguron të kërkojë ndihmë për bazë ushqimore, natyrisht, ajo që është edhe më rëndësishmja, dëmshpërblimin e këtyre banorëve.

Ndonëse, ka disa ditë që nuk ka reshje, niveli i ujit në Anën e Malit nuk po pëson ulje dhe shirat e parashikuara në fundjavë kanë rritur frikën e shtimin të nivelit të përmbytjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos