
Njëqind vite nga Kongresi i Parë i Bektashinjve, presidenti Ilir Meta vlerësoi rolin e këtij besimi fetar në ndihmë të arsimit dhe forcimit të patriotizmit në periudha të vështira të vendit tonë.
Kreu i shtetit bën apel për një rol më të fortë të shtetit në ndihmë të institucioneve të kultit, duke nisur me kthimin e pronave të tyre dhe ndihmave të vazhdueshme, të cilat sipas tij do t’i ndihmojnë institucionet fetare të rrisin besimin në Zot e sidomos të bëjnë që të rinjtë që të mos largohen nga Shqipëria. (A2 Televizion)