Turizmi dimëror, bukuritë e parkut Shebenik-Jabllanicë dhe një premtim për ndërtimin e rrugës

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 12:15 | Aktualitet
Turizmi dimëror, bukuritë e parkut Shebenik-Jabllanicë dhe

Destinacionet turistike që vizitohen në stinën e dimrit kanë padyshim bukurinë dhe vështirësinë e tyre.

Stebleva, në Librazhd, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ofron një peisazh të mrekullushëm edhe gjatë stinës së ftohtë. Pyjet e mbuluara në dëborë, liqeni gjysmë i ngrirë, ajri i pastër janë disa nga fragmente që syri shkëput sapo mbërrijmë aty. Familje apo grupe shoqërore vizitojnë Fushë Studenin për të zhvilluar sporte si ski dhe ecje, por edhe per të shkrepur një fotografi.

Por kushdo që e ka vizituar këtë zonë e ka parë rrugën e vështirë që duhet të përshkosh, pasi për dekada në segmentin Librazhd-Steblevë nuk shtë investuar.

Sipas deputetit të qarkut Elbasan, Taulant Balla do të nisë së shpejti një investim, për ta bërë këtë destinacion turistik lehtësisht të vizitueshëm.

Një Zvicër e vogël në Librazhd, por bujtinat që ofron Stebleva janë me kapacitete mesatare pritëse, dhe me çmime të larta për nivelin ekonomik të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos