Dëbora ''pushton'' veriun, temperaturat e ulëta dhe ngrica dëmtojnë shtyllat e energjisë

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 12:12 | Aktualitet

Në veri në fshatrat e Hasit banorët thonë se reshjet e shiut dhe të dëborës, kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve rurale, të cilat janë shkatërruar totalisht për shkak edhe të mungesës së investimeve.  

Ndërsa në fshatrat e thella malore të Kukësit, shkëputja e energjisë elektrike me ditë të tëra është problemi kryesor me të cilët banorët përballen gjatë dimrit.

Me këtë shqetësim përballen edhe banorët e fshatit Kolesian. Sipas tyre rrjeti energjetik është i vjetër që nga koha e elektrifikimit dhe tepër i amortizuar. 

Ndërkohë, bora dhe ngricat në rrugë vazhdojnë të jenë prezente në qarkun e Kukësit. Rrugët janë pastruar, por sërish rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore në akset rrugore të Kukësit, Tropojës e Hasit.

Firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore kanë qenë në terren për pastrimin e borës dhe kriposjen e akseve. Në pjesën më të madhe të zonave që kishin probleme me energjinë janë riparuat defektet dhe është rikthyer energjia elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos