
Gjykata e Apelit shpalli vendimin për vrasjen e Marvi Mihalit, ngjarje e ndodhur në vitin 2017. Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, sipas të cilit, dënoheshin me 19 vite burg Devi Bitraj dhe 12 vite për secilin nga të pandehurit e tjerë, Marsel dhe Kridens Alla, të cilët janë në kërkim.
Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”. Debati për një karikues përfundoi në konflikt fizik mes tij dhe të dënuarve të cilët e qëlluan me thikë për vdekje. (A2 Televizion)