
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për 13 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit “Limit”.
Ata janë lënë në burg nën akuzën për trafikim të narkotikëve.
Besjan Zenel dënohet me 8 vjet burg, Andrea Caca dënohet me 9,4 vjet burg, Sokol Nesimi dënohet me 10 vjet burg, Eljon Jaho dënohet me 8 vjet burg, Bilbil Shqalshi dënohet me 8 vjet burg, Emiliano Kalemi me 8 vjet burg, Kristo Çobaj me 8 vjet burg, Aleksandër Pepi me 8 vjet burg, Festim Çorbaxhi me 8 vjet burg, Hysni Sadik me 6 vjet burg, Bektash Zenel me 6 vjet burg, Gjergji Muke me 3 vjet e 4 muaj burg, Romeo Tare me 3 vjet e 4 muaj burg, Rexhep Ipek me 8 vjet burg. (A2 Televizion)