Apeli riktheu në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 16:45 | Aktualitet
Apeli riktheu në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten e

Gjykata Administrative e Apelit riktheu në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto.

Apeli prishi vendimin e KED të datës 5 tetor, që ndaloi kandidimin e Petos për mosplotësim të kushteve ligjore.

Sipas vendimit të Apelit, KED duhet të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e saj. Të premten, Apeli Administrativ rrëzoi vendimin e KED për ndalim kandidimi për Eugen Papandilen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos