Aplikimi për dokumente biometrike, Doracaj: Zyrat, të hapura edhe të shtunën

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 09:26 | Aktualitet
Aplikimi për dokumente biometrike, Doracaj: Zyrat, të hapura edhe

Të gjitha zyrat e aplikimit për kartat e identitetit dhe pasaportat janë të hapura edhe ditën e shtunë.

Njoftimi vjen nga drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i cili u bëri thirrje që iu kanë skaduar dokumentet të aplikojnë për marrjen e shërbimit në kohë.

Sipas tij, numri i atyre që nuk kanë aplikuar vazhdon të jetë i lartë.

Prononcimi i  Bledar Doracajt:

Duke përfituar nga rasti, edhe pse është ditë e shtunë, shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki, njësi administrative, gjithkund ku ka zyra aplikimi për pasaporta dhe ID kartë e kanë një ditë normale pune.

Duke i ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar apo iu skadojnë në ditët në vijim pasaportat dhe ID kartat, të vijnë e të aplikojnë për dokumentet biometrike.

Është një numër ende, edhe pse ka pasur një përgjigje pozitive deri më tani nga shtetasit shqiptarë, ka një numër relativisht të lartë, i cili duhet të marrë zgjidhje dhe qytetarët duhet t’i drejtohen zyrave të aplikimit për t’u pajisur me to. Edhe njëherë, ju lutem brenda afatit, të mos t’i lëmë për ditën e fundit.

Çdo shërbim është i lidhur me dokumentin biometrik, çdo udhëtim është i lidhur me pasaportën biometrike.

Të vijnë pranë zyrave të gjendjes civile, duhen vetëm pak minuta procedurë aplikim dhe brenda pak ditësh jeni të pajisur me dokumentat e nevojshëm. Faleminderit!

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos