Pandemia ndryshon strukturën e Festivalit të Filmit në Berlin

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 20:46 | Aktualitet
Pandemia ndryshon strukturën e Festivalit të Filmit në Berlin

Pandemia revolucionarizon strukturën e festivalit të filmit në Berlin, i cili për këtë vit nuk do të mbahet në shkurt si zakonisht.

Konkurrenca midis filmave dhe tregut evropian të filmit do të jetë në dispozicion online në mars për prodhuesit, ndërsa publiku do të jetë në gjendje të shohë filmat e zgjedhur në qershor me mënyra të reja, edhe në ambient të hapur.

Berlinale Co-Production, Berlinale Talents dhe  World Cinema Found, së bashku me European Film Market do të jenë në dispozicion për edicionin e 71-të të Festivalit në platformën online në Mars. Në qershor do të ketë ngjarje të shumta për publikun si në kinema ashtu edhe jashtë.

"Ekziston një dëshirë e madhe për t'u takuar ballë për ballë. Situata aktuale nuk lejon një festival të pranishëm në shkurt, në të njëjtën kohë është e rëndësishme t'i ofrojmë sektorit një treg brenda tremujorit të parë të vitit," tha drejtori ekzekutiv i Festivalit, Mariette Rissenbeek.

"Me ndryshimin e formatit në 2021 duam të kemi mundësinë për të mbrojtur shëndetin e të ftuarve tanë dhe për të mbështetur ringritjen e industrisë së filmit" vazhdoi ai.

"Në përgjigje të kohës në të cilën jetojmë, ne kemi vendosur ta ndajmë ofertën tonë në dy ngjarje të dallueshme, por të ndërlidhura dhe kështu të përmbushim misionin e Berlinale-s. Ndërsa në Mars industria kinematografike do të bashkohet në internet dhe do të jetë në gjendje të mbështesë zgjedhjen tonë, kurse në verë si një fillim i ri, 70 vjet pas edicionit të parë, publiku ynë do të shohë kineastët dhe ekipet e tyre, në salla dhe në mjedis të hapur"- tha drejtori artistik Carlo (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos