All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Arben Kraja drejt largimit, dy kandidatë për të marrë drejtimin e SPAK

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 12:26 | Aktualitet
Arben Kraja drejt largimit, dy kandidatë për të marrë
All - Paragraf - 1

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të premten hapjen e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

Hapja e garës për vendin që aktualisht mbahet nga Arben Kraja, vjen për shkak të përfundimit të afatit 3-vjeccar të tij në krye të SPAK, mandat që përfundon në 18 dhjetor.  Por, sipas përcaktimeve ligjore, puna për emrin e ri nis tre para këtij afati, ndërsa emri i ri në krye të SPAK do të jetë një nga anëtarët e trupës së tij të prokurorëve.

All - Paragraf - 3

Pas shpalljes së thirrjes për vendin bosh në krye të SPAK, aspirtantët për të do të kenë 45 ditë kohë për aplikim, duke bashkëngjitur edhe dokumentacionin e nevojshëm. Në vijim, në përfundim të këtij afati, KLP do të ketë në dispozicion edhe

45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do shprehin dëshirën për të kandiduar si dhe zhvillimin e seancave dëgjimore me secilin prej tyre.

Gjithë procesi ka për qëllim që, deri në datën 18 dhjetor 2022 të jetë mundësuar zgjedhja e drejtuesit të ri me mandat 3-vjeçar. Ndonëse nuk ka ende kandidatura zyrtare prokurorët e SPAK, të lakuar si më pretendentët për drejtimin e këtij institucioni janë prokurorët Altin Dumani, Edvin Kondili dhe Adnand Xholi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos