Arbër Paplekaj u vetëdorëzua me makinë të vjedhur nën kërcënimin e armës

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 21:44 | Kronikë
Arbër Paplekaj u vetëdorëzua me makinë të vjedhur

Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pas krimit ka grabitur makinën e një qytetari për të mbërritur në Tiranë, ku edhe u vetëdorëzua te komandanti i forcave Renea.

Mësohet se Arbër Paplekaj e ka grabitur automjetin nën kërcënimin e armës, ndërsa në këtë foto duket, kur ka dalë nga furgoni i PD-së.

https://a2news.com/2021/04/21/tronditet-elbasani-vritet-pjerin-xhuvani-4-te-tjere-mbeten-te-plagosur-mes-tyre-nje-efektive-policie-arrestohet-autori-i-dyshuar-eshte-shoqeruesi-i-gazment-bardhit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit, ka tronditur qytetin.

https://a2news.com/2021/04/21/vrasja-ne-elbasan-reagon-ambasada-amerikane/

Në këtë ngjarje u plagosën 4 persona, mes tyre edhe një efektive e policie e forcave Shqiponja, ndërsa rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/kush-eshte-pjerin-xhuvani-personi-i-ekzekutuar-ne-qytetin-e-elbasanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos