Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në distriktin verilindor Shunyi të Pekinit, ku ura mbi lumin Chaobai është shembur pjesërisht pas një zjarri që përfshiu strukturën e saj.
Autoritetet kineze nuk raportojnë për të lënduar, pasi qarkullimi në urë ishte ndërprerë më herët për arsye sigurie. Zjarri, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pjesën qendrore të urës, duke çuar në shembjen e saj për shkak të dobësisë strukturore të krijuar nga flakët.
#BreakingNews
— 鳳凰衛視PhoenixTV (@PhoenixTVHK) April 23, 2025
A bridge in Beijing has experienced smoke and a collapse, with no casualties reported so far. pic.twitter.com/pq81q3dM63
Sipas raportimeve nga autoritetet lokale dhe agjencia Associated Press, flakët janë vënë nën kontroll dhe tashmë po kryhen hetime për të zbuluar shkakun e zjarrit.
Pamje që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momente dramatike me tym të dendur gri që ngrihet nga ura, ndërsa zjarrfikësit punojnë për ta izoluar flakët. (A2 Televizion)