Pak centimetra larg vdekjes

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 12:48 | Kapur në kamera

Dy oficerë të forcave të rendit në Florida i shpëtuan për pak metra vdekjes, pasi arritën të shmangnin në sekondën e fundit një makinë që po vinte me shpejtësi dhe që përplasi më pas makinën e tyre, shkruan A2 CNN.

Nga pamjet e publikuara nga Zyra e Sherifit të Volusia-s, togeri dhe një tjetër oficer i patrullës së autostradës kishin ndaluar për shkak të një aksidenti të ndodhur në autostradë. Pamjet tregojnë momentin kur të dy oficerët hidhen anash për t'i shpëtuar goditjes, ndërsa mjeti që vinte me shpejtësi, fillimisht përplas makinën e patrullës, e më pas merr përpara disa makina të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos