Ish-kryeministri britanik Boris Johnson për momentin ndodhet me pushime në Teksas të SHBA dhe në një video të postuar nga bashkëshortja e tij në rrjetet sociale, ai duket se është sulmuar nga një struc.
Boris u filmua nga gruaja e tij Carrie, teksa ai dhe djali i tij 4-vjeçar Wilfred po përgatiteshin për të ushqyer strucin.
View this post on Instagram
Në atë moment, zogu i madh, befas, futi kokën nga dritarja e hapur e makinës dhe e kafshoi në dorë ish-kryeministrin britanik.
Johnson thotë disa fjalë në "frëngjisht", ndërsa djali i tij i vogël nis të qeshë me të madhe. Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka postuar videon në llogarinë e saj në Instagram. (A2 Televizion)