Një tjetër incident ajror është shënuar në Turqi, i dyti brenda dy ditësh. Një avion pasagjerësh, me 184 vetë në bord, ka bërë ulje të detyruar dhe është përplasur me kokë në pistë, pasi gomat e përparme shpërthyen.
Sipas raportimit të CNN Turk, të gjithë udhëtarët dhe 6 pjesëtarët e ekuipazhit arritën të shpëtonin. Avioni po zbriste në pistën e aeroportit të Antalias rreth orës 11:00, pasi ishte nisur nga Këlni, tha në një njoftim Ministria e Transportit në Turqi. Fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar.
Një ditë më parë, një avion mallrash u përplas po me kokë në pistë, pas prishjes së gomave të përparme. Edhe të mërkurën nuk pati persona të lënduar. (A2 Televizion)