Momenti kur avioni "bën ski" në pistë

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 16:41 | Kapur në kamera

Një avion mallrash rus Antonov An-12 ka dalë jashtë pistës gjatë një uljeje emergjente në Novy Urengoy, Siberi, më 26 mars, njoftoi shërbimi i Zyrës së Prokurorit të Transportit lokal, duke publikuar pamjet e uljes, shkruan A2 CNN.

Sipas deklaratës nga Zyra e Prokurorit të Transportit, avioni me tetë anëtarë të ekuipazhit doli nga pista pasi një defekti teknik në rrotën e majtë gjatë uljes emergjente. Askush nuk u lëndua gjatë incidentit.

Antonov An-12 është një avion mallrash me katër motorë turbo-prop, i projektuar në Bashkimin Sovjetik. Shumë avionë të ngjashëm An-12 vazhdojnë të jenë në shërbim me operatorët rusë të ngarkesave ajrore dhe kompani të tjera transporti ajror në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos