Raketa gjermane shpërthen disa sekonda pas nisjes nga porti hapësinor

Nga A2 CNN
31 Mars 2025, 09:37 | Kapur në kamera

Një raketë orbitale shpërtheu në flakë vetëm disa sekonda pasi ishte nisur nga një port hapësinor norvegjez të dielën.

Raketa Spectrum ishte prodhuar nga start up-i gjerman Isar Aerospace.

Ky test fluturimi ishte gjithashtu hera e parë që një raketë që mund të arrijë në orbitë lëshohet nga Europa kontinentale, me përjashtim të Rusisë.

Raketa mundi të qëndrojë në ajër për thuajse gjysmë minute, përpara se të binte në detin norvegjez, ku edhe shpërtheu.

Megjithatë, Isar Aerospace deklaroi se “testi arriti objektivat që ata kishin.”

Kompania deklaroi se fluturimi, aq pak sa zgjati, u mundësoi atyre që të mblidhnin një sasi të  konsiderueshme të të dhënave rreth fluturimit, të cilat me pas do të aplikohen në misionet e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos