Kennedy Jr. kap gjarpërinjtë me duar, qesh kur e kafshojnë

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 12:45 | Kapur në kamera

Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke kapur dy gjarpërinj të zinj në Florida.

Zvarranikët dukeshin se po ngroheshin në një verandë kur Kennedy i kapi me duar. Ai i mbajti gjarpërinjtë përpara kamerës ndërsa ata përdridheshin, shkruan A2 CNN. Bashkëshortja e Kennedy-t, Cheryl Hines, i kërkoi vazhdimisht t’i lëshonte, pasi njëri prej gjarpërinjve dukej sikur tentoi ta kafshonte në dorë.

Sipas Muzeut të Historisë së Natyrës në Florida, gjarpërinjtë “North American racer” nuk janë të rrezikshëm për njerëzit apo kafshët shtëpiake, por mund të kafshojnë për t’u mbrojtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos