Një stuhi e fuqishme pluhuri përfshiu qytetin Harbin në Kinë, duke e kthyer ditën në errësirë pothuajse të plotë.
Erërat arritën shpejtësinë deri në 127 kilometra në orë, në nivele të krahasueshme me ato të tajfuneve. Moti ekstrem shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit.
Një rul në një park argëtimi mbeti i bllokuar në mes të lëvizjes për shkak të erërave të forta. Pasagjerët u evakuuan në këmbë pa raportime për të lënduar. (A2 Televizion)