Ndërkohë që temperaturat e larta kanë mbërthyer vendin, në Elbasan janë regjistruar reshje të dendura shiu. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një zonë në lindje të qarkut.
Reshje të dendura breshri pati në Elbasan edhe dy ditë më parë, ku u shkaktuan dëme të shumta në kulturat bujqësore. (A2 Televizion)