Skafi fluturon dhe zhytet “me kokë” në ujë

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 11:33 | Kapur në kamera

Pamje të jashtëzakonshme janë regjistruar këtë fundjavë në Lake Havasu City, Arizona, ku një skaf fluturoi në ajër para se të zhytej “me kokë në ujë. Ngjarja ndodhi gjatë një gare vjetore ku pjesëmarrësit përpiqen të vendosin rekorde shpejtësie, shkruan A2 CNN.

Sipas informacioneve, skafi po lëvizte me një shpejtësi mbresëlënëse prej rreth 210 milje në orë (rreth 338 kilometra në orë) kur humbi kontrollin, u ngrit në ajër dhe bëri disa rrotullime spektakolare përpara se të binte me forcë në ujë.

Në bord ndodheshin dy persona, të cilët pësuan dëmtime të rënda. Të dy u transportuan menjëherë në spital për trajtim, pasi kishin thyer disa kocka. Megjithatë, mjekët njoftuan se, pavarësisht plagëve, të lënduarit pritet të shërohen plotësisht.

Kjo garë e njohur çdo vit jo vetëm që tërheq mijëra spektatorë dhe adhurues të shpejtësisë, por gjithashtu organizohet me qëllim bamirësie, duke mbledhur fonde për organizata të ndryshme humanitare. Organizatorët kanë premtuar rritjen e masave të sigurisë për edicionet e ardhshme, për të minimizuar rreziqet në këtë sport ekstrem dhe spektakolar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos