VIDEO | Pamje si në filma: RENEA aksion në një lokal në Lungomaren e Vlorës

Nga Jerola Ziaj
10 Shtator 2024, 12:17 | Kapur në kamera

Pamjet e një aksioni të RENEA-s në Lungomare në Vlorë, paraditen e 9 gushtit janë publikuar së fundmi. Në pamje duken disa efektivë të maskuar dhe të armatosur, disa të veshur civilë, që futen në restorantin e një hoteli, duke shkaktuar panik te turistët, ku kishte fëmijë dhe gra, shkruan A2 CNN.

Në video duket sesi disa fëmijë futen poshtë tavolinave, ndërsa personat e tjerë të pranishëm largohen të tmerruar.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një operacion ku është kërkuar ndërhyrja e RENEA-s. Është një operacion që është bërë më 9 gusht nga forcat taktike të RENEA-s. I gjithë operacioni ndodh për 50 sekonda. Në raste të tilla ndërhyhet kur ka një person me rrezikshmëri të lartë, por nuk ka informacione kush ka qenë objektivi i efektivëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos