Ndjekje si në filma në mes të oqeanit, sekuestrohen 7,2 tonë kokainë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 12:33 | Kapur në kamera

Marina meksikane publikoi pamjet e dy operacioneve të zhvilluara në Oqeanin Paqësor gjatë javës së kaluar, ku u sekuestruan 7,2 tonë lëndë narkotike kokainë.

Pamjet e filmuara nga helikopteri tregojnë ndjekjen e trafikantëve në mes të oqeanit pranë brigjeve meksikane, teksa po përpiqeshin të transportonin me varka të shpejtësisë së lartë kokainë nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara.

Në operacionin e parë, efektivët zbuluan 5,6 tonë kokainë, të ndara në tre varka të ndryshme. Gjatë operacionit u arrestuan 15 persona dhe u sekuestrua edhe droga, sasia më e madhe e kapur nën qeverinë e presidentit Manuel Lopez Obrador.

Në operacionin e dytë, marina sekuestroi 1,6 tonë kokainë pranë qytetit bregdetar Lazaro Cardenas, në shtetin Michoacan./A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos