VIDEO | Tmerrohen banorët, banda me emigrantë të armatosur “pushton” pallatin

Nga A2 CNN
29 Gusht 2024, 12:11 | Kapur në kamera

Një video e publikuar së fundmi tregon momentet dramatike ku një grup personash të armatosur marrin kontrollin e një pallati në Aurora, Kolorado, SHBA.

Banditët e armatosur me automatikë e pistoleta, të cilët janë identifikuar si një grup nga Venezuela me emigrantë të paligjshëm, shihen teksa futen nëpër apartamente dhe lëvizin me armë nëpër shkallët e pallatit.

“Na ka pushtuar një bandë”, citohet të ketë shkruar në rrjetet sociale një anëtare e këshillit bashkiak të qytetit Aurora, e identifikuar si Danielle Jurinsky.

Policia lokale nuk e ka konfirmuar nëse personat e armatosur janë pjesë të kartelit famëkeq Tren de Aragua, por banorët thanë për mediat amerikane se ata ishin të gjithë nga Venezuela. “Këtu nuk po zhvaten vetëm amerikanët, por edhe venezuelas të tjerë”, tha Jurinsky.

Kolorado është një nga shtetet amerikane ku anëtarët e kartelit Tren de Aragua ka rritur ndjeshëm praninë në muajt e fundit.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 8 milionë emigrantë të paligjshëm janë futur në SHBA që nga viti 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos