Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, qëlloi me shuplakë një djalë të vogël që nuk i puthi dorën gjatë një ceremonie zyrtare ku po inauguroheshin shtëpitë e rindërtuara në provincën veriore të Rizes. Një video ku shihet Erdogan duke i dorëzuar familjes çelësat e shtëpisë së tyre të re, u bë menjëherë virale. Dy nga fëmijët e familjes u ngjitën të parët në skenë. Presidenti shtriu dorën që ata ta puthnin, por njëri nga djemtë nuk e bëri dhe si kundërpërgjigje, Erdogan e goditi me shuplakë. Pas kësaj, fëmija i puthi dorën dhe lideri turk, u dha të dy fëmijëve para.
Kjo nuk është hera e parë që Erdogan shfaqet duke goditur fëmijët në publik. Më herët, presidenti ka vizituar fqinjët e familjes së tij në Rize dhe aty goditi një fëmije që donte të firmoste një fanellë të kombëtares turke. Veç kësaj, një incident i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2021 në hapjen e tunelit Salarkha në Rize, kur Erdogan qëlloi kokën e një djali. Gjithashtu, vitin e kaluar, qëlloi publikisht nipin e tij, por tha se thjesht e "përkëdheli". (A2 Televizion)