3,2 milionë $ për një peshk

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 08:45 | Lifestyle

3,2 milionë $ për një peshk

Një ton gjigant i llojit bluefin është shitur për një çmim rekord në ankandin e parë të vitit 2026 në tregun e peshkut Toyosu në Tokio, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe dashamirësve të kuzhinës japoneze. Peshku, me peshë 243 kilogramë, u shit për 510 milionë jen ose rreth 3,2 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri historik.

Blerësi i ofertës më të lartë ishte kompania Kiyomura Corp., në pronësi të sipërmarrësit të njohur Kiyoshi Kimura, i cili drejton zinxhirin e famshëm të restoranteve Sushi Zanmai, përcjell A2 CNN. Kimura, i njohur për fitoret e shpeshta në ankandet e Vitit të Ri, theu rekordin e mëparshëm prej 334 milionë jenësh të vendosur prej tij në vitin 2019. “Shpresoja ta merrja me një çmim pak më të ulët, por çmimi u rrit shumë shpejt”, tha ai për gazetarët.

Toni rekord u kap pranë brigjeve të Oma-s, në veri të Japonisë, zonë e njohur për cilësinë e jashtëzakonshme të këtij peshku. Çmimi për kilogram arriti në 2,1 milionë jen. Ankandi i Vitit të Ri konsiderohet simbolik dhe lidhet me fat të mbarë për vitin e ardhshëm.

Edhe pse tonit blu të Paqësorit i ishte kërcënuar mbijetesa nga mbipeshkimi dhe ndryshimet klimatike, rezervat po rimëkëmben falë masave të ruajtjes. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos